Vazhdojnë reshjet e shiut, më shumë shi në Ohër, më pak në Tetovë

      Comments Off on Vazhdojnë reshjet e shiut, më shumë shi në Ohër, më pak në Tetovë

Nga Drejtoria për punë hidro-meteorologjike e Maqedonisë informojnë se sot deri në ora 16 reshje më të mëdha të shiut ka pasur në Ohër, me 22 litra në metër katror, pasojnë Mavrova me 18 litra, Llazaropojë me 17, Pretor dhe Pozharan me 15, ndërsa Tetova me 14 litra në metër katror.

Moti në Maqedoni do të vazhdojë të jetë me vranësira dhe me reshje mesatare të shiut gjatë natës. Reshje më intensive të shiut priten në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa gjatë natës do të përhapen edhe në pjesët lindore. Sonte pritet të ketë reshje të shiut me intensitet prej 60 litra në metër katror, ndërsa do të fryejë edhe erë me drejtim të ndryshueshëm.

loading…


loading…


loading…