Shi dhe borë gjatë fundjaves në Maqedoni. Ja si do jetë moti më hollësisht në fundjavë në Maqedoni.

      Comments Off on Shi dhe borë gjatë fundjaves në Maqedoni. Ja si do jetë moti më hollësisht në fundjavë në Maqedoni.

Prej nesër pasdite meteorologët paralajmërojnë reshje të shiut të cilat në viset më të larta do të kalojnë në borë.

Nga DPHM kumtojnë se reshjet nesër do të jenë më të përfaqësuara në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa nga fundi i ditës dhe natën drejt së dielës do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në vendet më të larta dhe në male do të kalojnë në borë.

Reshje të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore ku pritet të bien mbi 25 litra në një metër kub. Do të fryjë erë e përforcuar jugore.

Të dielën, paradite në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të përkohshme dhe të dobëta të borës, ndërsa kufiri i reshjeve të borës pritet të ulet deri në 500 metra lartësi mbidetare.

Valë e re e lagësht dhe relativisht e ngrohtë pritet nga fillimi i javës së ardhshme.

loading…


loading…


loading…