Bomba e ditës: Barca transferon dy lojtarë për 200 milionë euro

      Comments Off on Bomba e ditës: Barca transferon dy lojtarë për 200 milionë euro

‘Katalanët’ janë shpallur kampion të La Ligas për sezonin 2018/2019, por kanë përjetuar një eliminim të rëndë nga Liga e Kampionëve, duke u përmbysur nga epërsia 3:0 në 4:3 në ‘Anfield Road’ nga Liverpool.

Mediet në Spanjë raportojnë se disa lojtarë do të largohen nga ‘Camp Nou’ këtë verë, dhe synimi i parë i Barcelonës do të jetë Antoine Griezmann.

Klauzola e Griezmann është 200 milionë euro, por nëse Barcelona e bind lojtarin para 15 qershorit për të kaluar në ‘Camp Nou’, gëzon të drejtën e transferimit të tij për 120 milionë euro.

Një objektiv tjetër i Barcelonës është edhe mbrojtësi i Ajax, Matthijs de Ligt.

Holandezi 19 vjeçar do të largohet ng Ajax këtë verë, dhe kalimi te Barcelona shihet shumë i mundshëm, me skuadrën e Valverde që do të paguajë deri në 80 milionë për shërbimet e tij.

loading…


loading…


loading…