“Të kemi kujdes në edukimin e fëmijëve tanë, t’i trajtojmë ata me mëshirë… (Lexojeni)

      Comments Off on “Të kemi kujdes në edukimin e fëmijëve tanë, t’i trajtojmë ata me mëshirë… (Lexojeni)

“Të kemi kujdes në edukimin e fëmijëve tanë, t’i trajtojmë ata me mëshirë që rastet negative t’i shëndërrojmë në raste të arta pozitive”. (Abdullah Abdulmu’ti)

Një ditë sa ishte në klasë të dytë djalit tim i kishte humbur lapsi. Kur u kthye nga shkolla më tregoi dhe e pyeta se çfarë kishte vepruar pasi i kishte humbur? Ai më tha se e kishte marrë një laps nga shoku i tij. I thashë: Veprim i qëlluar, mirëpo çka fitoi shoku yt pasi ta dha lapsin? A mori nga ti para, bukë apo ndonjë pije.

Tha: Jo, asgjë.
I thashë: Paska fitu prej teje shumë sevape, biri im, përse të jetë ai më i mençur se ti? Përse të mos fitosh sevape ti?

Më tha: Si t’ia bëjë?

I thashë: Do t’i blejmë dy lapsa. Njërin do ta përdorësh ti, ndërsa tjetrin do ta emërtojmë “lapsi i sevapeve”, laps të cilin do t’ia japësh deri në fund të orës çdo kujt që e ka harruar lapsin ose që e ka humbur.

Sa u gëzua fëmija im me këtë ide, madje gëzimi dhe lumturia e tij u shtuan edhe më shumë kur e zbatoi praktikisht atë, deri në atë masë saqë barte në çantën e tij deri gjashtë “lapsa të sevapeve”. Fëmija im nuk e donte shkollën më parë dhe kishte sukses të dobët, mirëpo është interesant se pas këtij veprimi ai filloi ta donte shkollën dhe ta përmirësojë suksesin e tij në shkollë. Kjo ngase ai u bë ylli i klasës në një aspekt të caktuar.

Të gjithë mësuesit filluan ta njohin dhe të gjithë shokët drejtoheshit tek ai në kohë “krizash”. Secili që nuk kishte me veti laps drejtohej nga ai, dhe secili mësues, kur e shihte dikë që nuk shkruante për shkak të mungeses së lapsit, pyeste se ku është filani, pronari i lapsave rezervë?
Si rezultat i kësaj djali im filloi dita ditës ta doj shkollën dhe të mësojë më shumë, derisa e përfundoi edhe fakul¬tetin.

Sot ai është i martuar, ka fëmijë, megjithatë ai ende e ka të freskët në kujtesn e tij “lapsin e sevapeve”. Ai tani është drejtues i shoqatës më të madhe humanitare në qytetin tonë.

● Sigurisht që ky tregim ishte plot përfitime, mirëpo unë po kam dëshirë të fokusohem tek qasja jonë si prindër karshi problemeve të fëmijëve, nëse e kemi qasjen e duhur apo jo? Qasja jonë ndaj tyre po e eliminon ose zvogëlon problemin, apo -Zoti na ruajtë- vetëm po e rritë atë? Paramendo ka plot fëmijë që ju ndodh të humbin lapsat e tyre, mirëpo ka pak prindër të tillë sikur prindi në fjalë, dhe si rrjedhoj gjenë shumë fëmijë që nuk e donë shkollën dhe mësimin, madje disa edhe më keq se kaq, fillojnë të vjedhin lapsat e shokëve të tyre për të shpëtuar nga vrazhdësia dhe dënimi i prindërve!

Fillon me lapsa në vegjëli, e Zoti e di se ku ndalet e çka bënë kur të rritet. Prindër të nderuar, ta kujtojmë se edhe ne dikur ishim të tillë (fëmijë), ata nuk mund t’i logjikojnë gjërat si ne. Me këtë nuk po dua të them t’u japim liri absolute, por t’i trajtojmë me kujdes, urtësi dhe mëshirë problemet e tyre.

T’u qëndrojmë pranë në problemet e tyre dhe t’i mësojmë që edhe ata me u qëndru të tjerëve pranë, sepse Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. na mëson duke thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, kështu që ai as nuk duhet t’i bëjë padrejtësi atij, dhe as nuk duhet ta dorëzojë atë (tek shtypësi apo armiku). Kush i plotëson nevojat e vëllait të vet, Allahu do t’ia plotësojë nevojat. Kush ia largon besimtarit një brengë nga brengat e kësaj bote, Allahu nga ai do ta largojë një brengë nga brengat e Ditës së Kiametit dhe kush mbulon një musliman, Allahu atë do ta mbulojë Ditën e Kiametit.”

Marrur nga Libri Prindërit e Sukses’shëm nga Hoxhë Enis Cakaj

loading…


loading…


loading…