Më shumë borë ka në Mavrovë 73 centimetra

      Comments Off on Më shumë borë ka në Mavrovë 73 centimetra

Reshjet e borës sot pasdite do të përforcohen, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe veriore të Maqedonisë, ku shtresa e borës në mënyrë shtesë do të rritet për 10 deri 20 centimetra, ndërsa në male edhe mbi 20 centimetra. Në juglindje reshjet do të jenë të përziera prej borës dhe shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë prej -2 deri 3 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira me reshje të borës, të cilat rreth mesditës do të jenë me intensitet të përforcuar. Temperatura maksimale do të arrijë rreth -1 gradë.
Më shumë borë ka në Mavrovë 73 centimetra, në Kodrën e Diellit 40 dhe në Krushevë 39 centimetra.
Nga DPHM paralajmërojnë se nga e premtja deri te dielën moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta në mëngjes dhe me kushte për mjegulla nëpër fushëgropa.

loading…