Moti me borë vështirëson qarkullimin në pikëkalimet kufitare të Kosovës

      Comments Off on Moti me borë vështirëson qarkullimin në pikëkalimet kufitare të Kosovës

Gjendja e krijuar atmosferike për shkak të reshjeve të borës, ka bërë që kushtet në zhvillimin e komunikacionit të vështirësohen.

Por, gjendje e rëndë po paraqitet edhe në pikëkalimet kufitare të Kosovës, madje disa prej të cilëve janë të kalueshme me vështirësi, njofton Klan Kosova.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ora 08:05, rruga Fusha e Pajtimit-Glloboqicë dhe Gjakovë-Qafa e Prushit kanë qenë të kalueshme me vështirësi.

Kurse, rruga Pejë-Kullë, zona mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë e mbyllur për kamiona.

Për më shumë ja rezultatet e statistikave të gjendjes së pikëkalimeve kufitare të publikuara më poshtë, njofton Klan Kosova.

loading…