DORËHEQJA E TUNTEVIT, PROLONGOHET SEANCA PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE

      Comments Off on DORËHEQJA E TUNTEVIT, PROLONGOHET SEANCA PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Seanca për ndryshimet kushtetuese që duhej të fillojë në mesditë u prolongua për pasdite për shkak të dorëheqjes së deputetit të LSDM-së Tomisllav Tuntev. Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Tuntevit i cili do të jetë drejtor i ri Agjencisë së Aviacionit Civil, ndërsa koordinator i ri i grupit të deputetëve të LSDM-së, në vend të tij do të jetë Jovan Mitrevski, ndërkohë ulësen e tij në Kuvend e ka zënë deputeti Rubin Zemon.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, tashmë është siguruar shumica e nevojshme prej dy të tretave të votave, megjithatë nga Qeveria shpresojnë se ky numër do të jetë më i lartë se 80 deputetë.

Në seancë nuk do të marrin pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së, megjithatë në sallën plenare do të jenë të pranishëm grupi i pavarur parlamentar prej tetë deputetëve, të cilët janë përjashtuar nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Kjo është faza e fundit të ndryshimeve kushtetuese dhe pritet që të njëjtat të miratohen deri të premten.

Pasi të përfundojë miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, menjëherë pritet që në Athinë të fillojë procedura për miratimin e Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ajnur Bafqari /SHENJA/

loading…