VENDET E BE-SË DO TË PRANOJNË 49 EMIGRANTËT QË PRITËN 19 DITË NË MESDHE

      Comments Off on VENDET E BE-SË DO TË PRANOJNË 49 EMIGRANTËT QË PRITËN 19 DITË NË MESDHE

Është arritur një zgjidhje për pranimin e 49 emigrantëve të cilët në Detin Mesdhe në dy anije pritën 19 ditë miratimin e vendeve të Bashkimin Evropian (BE) për të ankoruar në portet e tyre, raporton AA.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, ka thënë se dy anijet në të cilat ka emigrantë të parregullt do të lundrojnë në portin e Maltës dhe më vonë, në përputhje me marrëveshjen e arritur me BE-në, emigrantët do të shpërndahen në 8 vende të BE-së.

Emigrantët, në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë, do të pranohen në Itali, Gjermani, Francë, Portugali, Irlandë, Rumani, Luksemburg dhe Holandë.

Komisioneri evropian për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, shprehu kënaqësinë pasi që përpjekjet dhanë rezultate dhe se emigrantët do të zbresin në portin e Maltës.

Ai falënderoi Maltën, por edhe anëtarët tjerë të BE-së të cilat u solidarizuan dhe pranuan emigrantët.

Pas përpjekjeve të OJQ-ve nga Deti Mesdhe u shpëtuan 49 emigrantë, pasi që u refuzuan nga të gjitha vendet, pritën 19 ditë në anije.

Emigrantët, 32 prej të cilëve u shpëtuan nga “Sea Watch” dhe 17 të tjerë u shpëtuan nga ”Sea Eye”, kundërshtuan propozimin e zv/kryeministrit italian, Luigi Di Maio, për pranimin vetëm të grave dhe fëmijëve.

loading…