Pepe rikthehet në vendlindje, nënshkruan dy vite e gjysmë me Porton

      Comments Off on Pepe rikthehet në vendlindje, nënshkruan dy vite e gjysmë me Porton

Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe,është rikthyer në vendlindjen e tij, pikërisht në radhët e Portos, ku u bë i njohur si futbollist, para se t’u bashkohej kampionëve në fuqi të Europës në vitin 2007.

Portugezi ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me “dragonjtë”, pasi prishi kontratën pak javë më parë me Besiktasin në Superligën e Turqisë.

Në Porto Pepe do të ri gjejë ish-shokun e skuadrës te Reali, Iker Casillas.

35 vjeçari e filloi karrierën te skuadra portugeze Maritimo  në vitin 2002, ndërsa në sezonet 2004-2007 spikati te Porto.

Pas një dekade me fanellën e bardhë të Realit, ku fitoi gjithçka u transferua në Turqi.

Kontrata e fundit me Porton pritet të jetë e fundit për Pepen si futbollist profesionist.

loading…