Bayern rrit ofertën në 40 milionë për talentin e Chelsea, Callum Hudson-Odoi

      Comments Off on Bayern rrit ofertën në 40 milionë për talentin e Chelsea, Callum Hudson-Odoi

Bayerni i Mynihut e ka seriozisht me talentin anglez të Chelseat, Callum Hudson-Odoi dhe pasi mori një refuzim të prerë për ofertën prej 30 milionë eurosh, ka vendosur të shtojë shumën e ofruar në këmbim të kartonit të tij.

Talenti 19-vjeçar i bluve të Londrës spikati gjatë përgatitjeve verore, por gjatë fazës së parë të sezonit ka luajtur vetëm 7 ndeshje gjithsej në skuadrën e Sarrit dhe për rrjedhojë ka vendosur të mos rinovojë kontratën e cila i përfundon në qershor të vitit 2020.

Skuadra gjermane ka çuar në 40 milionë ofertën ndaj londinezëve, për të marrë menjëherë futbollistin në Mynih, por drejtuesit e Chelseat besojnë ende te rinovimi i futbollistit dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej tij.

Kjo u pa qartë edhe nga deklarata e trajnerit Sarri në konferencën për shtyp të ditës së djeshme, ku theksoi se futbollisti po punon shumë mirë dhe se duhet të mbetet në Londër dhe në Angli, ku e pret një e ardhme e ndritur.

loading…