Erdogan: SHBA-të ndërmjetës mes Izraelit dhe Palestinës? Kjo periudhë ka marrë fund!

      Comments Off on Erdogan: SHBA-të ndërmjetës mes Izraelit dhe Palestinës? Kjo periudhë ka marrë fund!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se SHBA nuk mund të jenë më një ndërmjetës në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit izraelit-palestinez.

Ai dërgoi një mesazh të tillë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Nga tani e tutje, nuk ka asnjë dyshim që njëanshëm Shtetet e Bashkuara të jenë ndërmjetës mes Izraelit dhe Palestinës. Kjo periudhë ka marrë fund”, tha Erdogan në një konferencë shtypi pas një takimi të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll.

Erdogan theksoi se tani është e nevojshme të flitet për atë se kush do të jetë ndërmjetësi në të ardhmen.

“Kjo duhet të diskutohet edhe në OKB”, përfundoi presidenti i Turqisë.

Projekt-rezoluta e përgatitur për samitin e sotëm të liderëve myslimanë në Stamboll, thotë se vendimi i Uashingtonit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, vlerësohet si një shenjë se SHBA po tërhiqet nga roli i saj i sponsorit të paqes në Lindjen e Mesme.

Në draft-deklaratë, në të cilën Reuters ka pasur qasje, thuhet se “Jerusalemi Lindor është kryeqytet i shtetit palestinez” dhe të gjitha vendet janë të inkurajuara që të njohin “shtetin e Palestinës dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytet i saj i okupuar”.

OIC është themeluar në vitin 1969 dhe ka 57 shtete anëtare me shumicë myslimane.

loading…


loading…


loading…