Bleona i bie ‘bingos’ në kazino, kështu po feston – VIDEO

      Comments Off on Bleona i bie ‘bingos’ në kazino, kështu po feston – VIDEO

Këngëtarja Bleona Qereti kaloi ditën bashkë me modelen shqiptare, Angela Martini.

Pas shëtitjeve me veturë luksoze dhe darkës në një nga restaurantet e Las Vegasit, dyshja ndërruan vend, shkruan lajmi.net.

Angela dhe Bleona iu drejtuan një prej kazinove të Las Vegasit, ku kësaj të fundit i priu fati dhe fitoi.

Këngëtarja ka fituar shumën prej 23000 dollarë amerikan dhe për këtë gjë u ndje e lumtur deri në qiell.

Në një video që ka postuar Angela në Instastory, ajo shihet teksa po tregonte paratë që kishte fituar dhe kërcente nga gëzimi.

loading…


loading…


loading…