Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka konfirmon një lajm të madh.

      Comments Off on Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka konfirmon një lajm të madh.

Driton Kuka ka konfirmuar që Kosova do të marrë pjesë në turneun “The Best Of The Best”, që mbahet në Rusi.

Përmes postimit në Facebook, Kuka ka përçuar edhe mesazhin që sporti është mbi politikën.

“Sporti mbi politikën!
Kosova merr pjesë në Masters në Rusi.

Sot në mëngjes në një telefonatë në mes mikut tonë Kryetarit të IJF Marius Vizer dhe Kryetarit të FXhK Agron Kuka na u konfirmua pjesëmarrja në The best of the best në St.Petersburg!

Presidenti Vizer ishte njeriu që me angazhimin e tij dhe bisedat që kishte me njerëz nga Komuniteti sportiv por edhe politik të shtetit Rus përsëri bëri që Kosova të prezentohet e barabartë me shtetet tjera!

Faleminderim i madh të gjithë atyre që mundësuan të jemi të barabartë me shtetet tjera!
Me sport po thehen barrierat,në mungesë të Kampiones Olimpike e cila smund të marr pjesë në Masters në Rusi do na prezentojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi!

Foto nga Vizita e fundit e Presidentit Vizer në Kosovë vitin e kaluar!”, ka shkruar Kuka.

loading…


loading…


loading…