Gazetari kosovar në Gaza

      Comments Off on Gazetari kosovar në Gaza

Në një fotografi të 9 dhjetorit 2017, producenti i AP-së, kosovari Nebi Qena, shihet pranë forcave izraelite të sigurisë gjatë mbulimit të përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave izraelite që kanë pasuar vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump ditën e mërkurë që të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Vendimi i Trumpit ka nxitur protesta në mesin e palestinezëve dhe mbarë botës arabe e myslimane të cilat duan të shohin Jerusalemin si kryeqytet të shtetit Palestinez.

Forcat izraelite kanë shkrepur plumba gome gjatë ditës së shtunë derisa dhjetëra palestinezë kanë hedhur gurë në drejtim të tyre.

Përleshjet kanë qenë më të ashpra në Bregun Perëndimor, ku forcat izraelite të sigurisë kanë shtënë me armë dhe kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues palestinezë.

loading…


loading…


loading…