Kamioni i Bechtel-Enka’s ua merr jetën dy të rinjve në Prizren

      Comments Off on Kamioni i Bechtel-Enka’s ua merr jetën dy të rinjve në Prizren

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Prizren-Gjakovë, saktësisht në fshatin Krushë e Vogël dy të rinj kanë humbur jetën në aksident. Dyshohet se një kamion i ”Bechtel-Enkas” gjatë kyçjes në rrugë nuk i ka marrë masat e sigurisë dhe për këtë arsye ka ardhur deri të aksidenti tragjik, tha Vesel Gashi nga policia e Prizrenit për Gazetën Express.

“Në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prizren-Gjakovë në Krushë të Vogël, dy të rinj kanë humbur jetën. Njëri është i lindur në vitin 1982 dhe tjetri nuk dihet se çfarë moshe ka për shkak të mungesës së dokumentacionit”, tha Gashi për Express.

Aksidentin dyshohet se e ka shkaktuar një kamion i Bechtel-Enkas, ndërsa gjendja shëndetësoree shoferit të kamionit është stabile.

“Një kamion i Bechtel Enkas nuk i ka marrë masat e sigurisë dhe ka ardhë deri te aksidenti”- tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relvate dhe po merren me rastin.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion dhe përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Ata po bëjnë apel edhe për vendosjen e pajisjeve dimërore në vetura.

Shkaktar i aksidenteve të shumta janë edhe kushtet atmosferike. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente dhe shqiptohen qindra tiketa trafiku për shoferët që bëjnë kundërvajtje në trafik./Gazeta Express

Foto nga vendi i ngjarjes:.

loading…


loading…


loading…