Merrte vetëm 250 paund/ Si e bëri miliardere Ronaldo, shitësen e butikut (Video+Foto)

loading…


loading…


Sot ajo është një prej femrave më të lakmuara në botë, pasi jeton mes luksit dhe famës. Por dikur jeta e Georgina Rodriguez nuk ka qenë e lehtë.

Para se të njihej me Cristiano Ronaldon, bukuroshja punonte si shitëse në një butik, ku njohu edhe yllin portugez.

25-vjeçarja bënte një jetë të thjeshtë dhe sipas mediave britanike paguhej 250 paund në javë. Ndërkohë që sot e dashura e yllit të futbollit bën blerje me shuma marramendëse. Fati ishte shumë bujar me Georginën, sepse takimi me Ronaldon i ndryshoi jetën tërësisht.

Modelja ka një fëmijë me Ronaldon, ndërkohë po ndihmon yllin që të rrisë edhe 3 fëmijët e tij të tjerë. Ajo bën një jetë luksoze, mes udhëtimeve në vendet më të shtrenjta dhe vëmendjes së madhe mediatike.

Veshjet e saj sot janë ndër më të shtrenjtat, që nga Chanel, Gucci, Balenciaga. Gjithashtu shijon udhëtimet me superjahtin dhe makinat luksoze të futbollistit.

loading…


loading…


loading…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *