Bora që bëri fëmijët t’i harrojnë telefonat (FOTO+VIDEO)

      Comments Off on Bora që bëri fëmijët t’i harrojnë telefonat (FOTO+VIDEO)

Gjeneratat e vjetra shumë shpesh i dëgjomë të ankohen se si fëmijët e ditëve të sotme tërë kohën ia kushtojnë pajisjeve teknologjike, si telefonit apo kompjuterit, dhe se nuk dinë të kënaqen duke lozur së bashku mes veti siç kanë bërë ata në kohën e tyre.

Kjo disi edhe është e vërtetë, por një video e dërguar nga lexuesit tanë nga Suhareka është një lloj demantimi i këtyre akuzave, meqë shihet se si një grup fëmijësh atje e kanë “uzurpuar” rrugën e një lagjeje të tërë për të rrëshqitur të lirshëm me sajat e tyre.