Treni i mbuluar nga bora: Pasojat e motit të keq në Europë

      Comments Off on Treni i mbuluar nga bora: Pasojat e motit të keq në Europë

Mbarë Europa është përfshirë nga një valë i ftohti që ka sjellë reshje të shumta dëbore.
Austria mbetet një nga vendet më të prekura, pasi dëbora në disa rajone pritet të mbërrijë deri në 3 metra.
Moti i keq ka prekur edhe vende si Greqia, ku temperaturat kanë zbritur deri në -23 gradë në rajone të caktuara.
Vala e të ftohtit ka shkaktuar të paktën 14 viktima deri më tani në Europë.
Ditët në vazhdim nuk pritet përmirësim i motit, por shtim i reshjeve.