Studentët e Shkupit shpikin biçikletë elektrike që pastron ajrin

      Comments Off on Studentët e Shkupit shpikin biçikletë elektrike që pastron ajrin



Studentët në përgjithësi shquhen për gjeneratorë të ndryshimeve dhe shtytës të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror. Lidhur me këtë i bashkangjitet teza e pranuar gjerësisht për gjashtë studentët dhe profesionin e Fakultetit të Makinerisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, që erdhi deri te ideja për të krijuar ETQ-biçikletë, gjegjësisht biçikletë elektronike që ka të instaluara filtra të cilat e pastrojnë ajrin, gjë që e bën unik.

Filip Poposki dhe Marko Naseski janë dy nga gjashtë studentët që janë pjesë e projektit ETQ (Eko-transport qytetar), të cilët në bisedën për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency flasin për këtë projekt, rëndësinë e saj për shoqërinë, si dhe për zhvillim e saj të ardhshëm.

Siç sqarojnë Poposki dhe Naseski, qëllimi thelbësor i projektit është që në qytetet nëpër Maqedoni të vendoset sistem i transportit ekologjik qytetar me biçikleta që përmbajnë filtra të instaluara, të cilat sipas rrëfimit të tyre, mund të instalohen në thuajse çdo biçikletë, ndërsa pastrojnë 9 metra kub ajër me çdo një kilometër të kaluar.

Ata rrëfejnë se ideja për ETQ-biçikiletën filloi para rreth një viti e gjysmë, kur filluan të shqyrtojnë situatën me ndotjen e madhe të ajrit që edhe tani është aktuale, me ç’rast u motivuan të bëjnë diçka që të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm të përditshmërisë.

Në qëllimin e tyre për realizimin e kësaj ideje kanë qenë të udhëzuar nga profesori i Fakultetit të Makinerisë, Ile Mirçeski, prej të cilit theksojnë se kanë marrë mbështetje të madhe. Po ashtu, shtojnë se mbështetje kanë marrë edhe nga profesorët e tjerë të Fakultetit të Makinerisë.

“Për këtë biçikletë si faktor primar që duhet përmendur janë filtrat proaktiv të instaluar në vetë rrotat të cilat pastrojnë grimcat PM10 që janë problemi më i madh dhe grimcat më të dëmshme në ndotjen e ajrit. Gjë lehtësuese është motori elektronik”, theksoi Poposki. i cili shton se kjo biçikletë është krijuar për ata që e përdorin për të arritur më shpejtë prej një destinacioni në tjetër, por edhe njëkohësisht të ulet ndotja.

“Vetë filtrat nuk paraqesin mbingarkesë shtesë, ndërsa më pas nuk shpenzojnë nga energjia elektrike dhe mund të montohen në çdo biçikletë”, sqaron Poposki. Ai shtoi se për rritjen e përdorueshmërisë së biçikletave, është vendosur një sistem për ndryshimin e shpejtësive, ngjashëm me atë klasik.
Studenti Naseski thekson se ky është prototipi i parë i biçikletës, të cilin dëshirojnë edhe më tej ta përsosin dhe ta ofrojnë në treg edhe për sistemin urban të transportit.

Ata theksojnë se janë përballur me shumë vështirësi dhe problem për të ardhur deri te kjo fazë e projektit të tyre, gjegjësisht të krijojnë prototip të biçikletës, për shkak se një numër të madh të pjesëve doemos është dashur t’i furnizojnë nga vendet e huaja.

Ideja është që ETQ-projekti të funksionojë në mënyrën që tani funksionon transporti publik, të ekzistojë kartelë me të cilën do të mund të paguhet ngasja e përdoruesit që do të marrë biçikletën nga një stacion i caktuar. Sipas projektit, mbushja e baterive të biçikletave elektronike realizohet në sacione, në të cilat njëkohësisht parashihet edhe kyçi i biçikletave.

“Në vet kutinë ku ndodhet timoni ka një optimizim shtesë nga faza të cilën e ka tani, ka të integruar lexues të kartelave, të ngjashme me ato që përdoren në transportin publik, ndërsa është e mundur që më vonë të bëhet integrimi me telefona celularë. Kjo bën çeljen e mekanizmit i cili është instaluar në secilën biçikletë, që në fakt mundëson përdorimin”, sqaron Poposki.
Naseski nga ana e tij shton se biçikleta mund të parkohet në një perimetër mes 2 dhe 4 kilometra nga stacioni. Siç thotë ai, nëse do të zbatohej një sistem i tillë në qytet, stacionet do të përcaktoheshin varësisht nga frekuentimi i njerëzve.

“Nëse do të ishte një një zonë që ka frekuentim më të lartë të lëvizjes së njerëzve, gjasat janë më të mëdha që menjëherë pasi ta parkoj, biçikletën ta marrë dikush tjetër. Kjo rrit nivellin e përdorimit, mirëpo ne nuk dëshirojmë të kufizojmë njerëzit që të parkojnë biçikletën në vendin nga ku më së shpejti do të mbërrijnë në destinacionin e tyre. Mund ta parkoni edhe jashtë atyre stacioneve”, thonë studentët Naseski dhe Poposki.

Ata thonë se për të funksionuar ky sistem në nivel të qytetit, do të nevojitet një mbështetje më e madhe nga komunat.

Dy bashkëbiseduesit e AA-së thonë se projekte të ngjashme të suksesshme të sistemeve të integruara tashmë ka në Paris dhe në Madrid, por në rastin e projektit ETQ është i veçantë nga fakti se bën pastrimin e ajrit gjatë përdorimit të biçikletës.

“Sa më masiv është përdorimi, aq më shumë do të jetë ndihmesa e tij. Sa më shumë vihen në përdorim, aq më pak do të përdoren automjetet dhe me këtë rritet pastrimi i ajrit. Biçikleta vetë pastron ajrin dhe njëkohësisht nuk ndotni ajrin nga vozitja e automjetit, ndërsa në mënyrë shtesë, biçikleta ka filtra proaktivë që në mënyrë shtesë pastrojnë ajrin gjatë ngasjes”, thekson Naseski.

Inovatorët Poposki dhe Naseski shpresojnë se projekti për eko-transport do të përqafohet nga shoqëria dhe institucionet relevante, dhe me kalimin e kohës do të krijohet një mjedis më i mirë, më i pastër dhe më i organizuar.

Në bashkëbisedim, ata njoftuan se tashmë është në proces, procedura e patentimit për produktit te tyre që është biçikleta elektrike me filtra të pastrimit.
Projekti me biçikleta elektrike me filtra të integruar për pastrimin e ajrit mbështetet nga Fondi Shtetëror për Inovacion dhe Teknologji.