Vuçiq: Nuk luftojmë me Amerikën, ajo është nënë e babë për shqiptarët e Kosovës

      Comments Off on Vuçiq: Nuk luftojmë me Amerikën, ajo është nënë e babë për shqiptarët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka bërë të qartë, të premten, se shteti që ai udhëheq nuk e ka ndërmend të futet në luftë me Kosovën, pasi këtë të fundit, sipas tij, e mbron Amerika.

E Serbia, sipas tij, e di shumë mirë çfarë do të thotë të luftosh kundër Amerikës.

“Ne nuk mund ta mposhtim ushtarakisht Amerikën. Njëherë e kemi provuar dhe e dimë mirë si kaloi e gjitha. Megjithatë, nuk mendoj se atëherë Serbia ishte fajtore, ajo ishte e sulmuar, por, hajde le t’i ruajmë jetët e njerëzve”, ka thënë Vuciq gjatë një një vizite në qytetin e Kragujevcit, ku përuroi një fabrikë me emrin Mind Park, përcjellë klankosova.tv raportimet e mediave serbe.

Vuçiq ka thënë që Serbia, megjithatë, nuk do të pushojë së angazhuari për të mbrojtur popullin serb në Kosovë, pasi shqiptarët, sipas tij, po sillen ashpër.

“Ata po veprojnë me rregullat e të fortit. Nuk kamë thënë kot se Amerika për ta është nënë dhe baba”, ka thënë ai, transmeton klankosova.tv.

“Është e vërtetë ajo që ka thënë Haradinaj, cfarëdo që ndodh, amerikanët përgjithmonë do të jenë në anën e tyre dhe është koha e fundit që ne të pajtohemi me këtë fakt. Ne jemi të shtyrë në qoshe. A mos po mendoni se ndoshta Serbia do ta detyrojë Amerikën të ndryshojë qëndrim?”.