Finlanda feston 100 vjetorin e Pavarësisë duke ndërtuar një biblotekë 98 milionë euro

      Comments Off on Finlanda feston 100 vjetorin e Pavarësisë duke ndërtuar një biblotekë 98 milionë euro

Shtete të ndryshme, jemi mësuar t’i shohim duke festuar pavarsitë e tyre me koncerte, fishekzjarre e shpenzime milionëshe.

Por ndryshe po synon të veprojë Finlanda. Ky shtet po planifikon që për 100 vjetorin e Pavarësisë, të ndërtojë një bibliotekë moderne.

Biblioteka Qendrore e Helsinkit, e quajtur Oodi, që do të fillojë punën në dhjetor të vitit 2018, nuk do të ketë vetëm libra.

Ndërtesa gjithashtu do të ketë një kinema, dhe studio tjera që bibliotekat e zakonshme nuk i kanë, gjithashtu në këtë bibliotekë parashikohet të punojnë edhe robotë të dizajnuar ekstra për secilin repart veç e veç, pa patur nevojë të prek dora e njeriut.

Kostoja e bibliotekës parashihet të jetë rreth 98 milionë euro. 30 milionë euro do të paguhen nga shteti, kurse qyteti i Helsinkit do ta paguajë pjesën tjetër.

Ky vendim kishte ardhur pasi finlandezët, në shumicë janë të interesuar për huazimin e librave.

Bibliotekat në Finlandë janë qendra të ngjarjeve publike si koncerte, diskutime letrare, por edhe kinema.