Rita falënderon fansat për mbështetjen pas publikimit të albumit

      Comments Off on Rita falënderon fansat për mbështetjen pas publikimit të albumit

Rita Ora aktualisht është e zënë duke promovuar albumin e saj të ri “Phoenix”.

Këngëtarja 27-vjeçare doli të premten për të dhënë nënshkrime në albumin e saj në HMV të Liverpoolit, Angli, transmeton Klan Kosova.

Më pas, Rita hyri në Instagram për t’i falënderuar fansat për mbështetjen ndaj saj.

“Ka qenë një ditë emocionuese deri më tani. Ritabots ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ishte ndjenjë e mirë t’ju shihja. Faleminderit të gjithë atyre që e kanë blerë albumin”, shkroi këngëtarja.