Kënga ”Ushtria e Kosovës”,’çmend’ serbët, tentojnë ta raportojnë por shiheni se çfarë ndodhi (Video)

      Comments Off on Kënga ”Ushtria e Kosovës”,’çmend’ serbët, tentojnë ta raportojnë por shiheni se çfarë ndodhi (Video)

Ditë më parë dyshja e këngëtarëve Meti e Shemi kanë publikuar këngën me titull ‘’Ushtria e Kosovës’’.

Muzika e kësaj këngë është punuar nga Don Arbas në studion “Arbasound”, teksti është shkruar nga Roy, ndërkaq videoklipi është punuar nga “MProduction”.

Por, së fundi në rrjetet sociale ka plasur një debat në lidhje me këtë këngë ku shumë shtetas të Serbisë kanë shkruar kundër lansimit të kësaj këngë, dhe e kanë raportuar atë që të hiqet nga tregu.

Burime afër këngëtarit Meti, ku kanë treguar mes tjerash se në profilin e tij zyrtar ai ka marrë mjaft reagime dhe raportime të ndryshme për këngën e tij.

Poashtu kanë treguar edhe fotografi prej disa nga komenteve që janë bërë në lidhje me këtë këngë.

Mirëpo, si duket ata nuk kanë arritur të heqin nga rrjetet sociale këtë këngë meqë pak më parë këngëtari Meti ka treguar se tentativat kanë qenë të kota dhe kënga e tij vazhdon të jetë aktive.

Ndryshe, kënga ”Ushtria e Kosovës” është lansuar me 4 nëntor të këtij viti.